Prej afro 4 orësh, në ambientet e Pallatit të Kongreseve po mbahet mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së pjesë e së cilës mësohet se janë anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues institucionesh, mes tyre dhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Pas raportimit të bërë nga drejtuesja e Kadatstrës Goxhobelli, deputetët socialistë të qarqeve kanë sjellë në “tavolinën” e socialistëve shqetësimet e qytetarëve për sa i përket shërbimeve që marrin nga hipotekat.
Teksa mbledhja vijon të zhvillohet pa praninë e mediave, burimet bëjnë me dije se të pranishëm janë dhe Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, të njohur si dy më kritikët e socialistëve, të cilët janë të ulur në fund të sallës.
Lexo edhe:
Ndërsa mësohet se javët e ardhshme socialistët do të zhvillojnë një tur komunikimi me qytetarët që pritet të zgjasë deri më 12 qershor.
Turi do të zhvillohet në sajë të zgjedhjeve vendore që do të jenë vitin e ardhshëm.
