Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiripali, në një reagim të fundit në rrjetin social X, ka deklaruar mbështetjen e Shqipërisë "përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës."
"Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale", thekson Spiropali.
Ministrja shtoi se "si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale."
Postimi i Spiropalit në X:
Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.
Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.
Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës.
Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.
Në orët e para të ditës së sotme, SHBA ndërmori një operacion të gjerë kundër Venezuelës me bombardime. Gjatë ditës, Trump doli me një deklaratë zyrtare duke konfirmuar që presidenti venezuelian është arrestuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe se të dy janë nxjerrë tashmë jashtë vendi.
Më pas ishte senatori Lee, i cili tha se nga një telefonatë me sekretarin e shtetit Marco Rubio, konfirmoi që Maduro ndodhet në paraburgim në SHBA ku dhe cotë gjykohet për një sërë veprash kriminale për të cilat akuzohet. Ai shtoi se SHBA nuk ka ndërmend të ndërmarrë veprime të tjera kundër shtetit të Venezuelës.
Ky operacion u dënua nga Irani dhe Rusia, të cilët folën për shkelje të sovranitetit, ndërsa BE ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare.





