Hapësire reklamuese

Rajoni

Bombardimet e Venezuelës dhe arrestimi i presidentit Nicolas Maduro, Albin Kurti në mbështetje të Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb
Bombardimet e Venezuelës dhe arrestimi i presidentit Nicolas Maduro, Albin
Albin Kurti dhe Donald Trump

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbështet operacionin e SHBA-së anti-narkotik të udhëhequr nga presidenti Donald Trump kundër Venezuelës që përfundoi me arrestimin e Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, të ciël tashmë janë nxjerrë jashtë vendit të tyre.

Në postimin në rrjete sociale, Kurti shkruan se vënia përpara përgjegjësisë së aktorëve shtetërorë kundër trafikut të drogës dhe lidhjes me bandat kriminale, është thelbësore për zhdukjen e kësaj dukurie.

Kurti e përfundon postimin e tij duke iu drejtuar rajonit, për qëllim rritjen e vëmendjes nga të njëjtin fenomen si dhe në mënyrë indirekte ndaj Serbisë, teksa thotë se vazhdimisht provokohet destabilizimi në vend.

“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake”, shkruan Kurti.

Në orët e para të ditës së sotme, SHBA ndërmori një operacion të gjerë kundër Venezuelës me bombardime. Gjatë ditës, Trump doli me një deklaratë zyrtare duke konfirmuar që presidenti venezuelian është arrestuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe se të dy janë nxjerrë tashmë jashtë vendi.

Më pas ishte senatori Lee, i cili tha se nga një telefonatë me sekretarin e shtetit Marco Rubio, konfirmoi që Maduro ndodhet në paraburgim në SHBA ku dhe cotë gjykohet për një sërë veprash kriminale për të cilat akuzohet. Ai shtoi se SHBA nuk ka ndërmend të ndërmarrë veprime të tjera kundër shtetit të Venezuelës.

Ky operacion u dënua nga Irani dhe Rusia, të cilët folën për shkelje të sovranitetit, ndërsa BE ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje nëpërmjet rrugëve diplomatike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese