Hapësire reklamuese

Bota

Prej 13 vitesh në pushtet/ Çfarë dihet deri më tani për Nicolas Maduron?! Presidenti venezuelian i kapur nga forcat elitë të SHBA, nxirret jashtë vendi bashkë me bashkëshorten

Shkruar nga Newsbomb
Prej 13 vitesh në pushtet/ Çfarë dihet deri më tani
Donald Trump dhe Nicolas Maduro

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bombarduar orët e para të mëngjesit bazat ushtarake në Venezuelë, sulm në shkallë të gjerë ky pasur nga një deklaratë e presidentit Donald Trump ku konfirmonte se diktatori venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores, janë kapur dhe janë nxjerrë jashtë vendi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Detaje të tjera do të pasojnë. Sot, në orën 11:00, do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi Trump.

Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forca elitare e ushtrisë amerikane Delta Force, ndërsa nuk dihet asnjë më tepër, as vendndodhja e Maduros dhe bashkëshortes së tij. Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez në një dalje publike në televizionin shtetëror, kërkoi prova nga Trump se Maduro dhe Flores janë gjallë.

Nga ana tjetër, Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez zotohet për t’i bërë deri në fund rezistencë ushtrisë amerikane.

"Na kanë sulmuar, por nuk do të na nënshtrojnë", deklaroi ai.

Sulmet e SHBA-së ndaj Venezuelës kanë qenë të paralajmëruara javë më parë. Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar me ardhjen e Trump në krye të Amerikës dhe nismës për të pastruar vendin nga grupet kriminale të trafikut të drogës.

Trump akuzon Maduron si bashkëpunëtorin e ngushtë të bandave kriminale, ndërsa javët e fundit rreth 30 mjete lundruese janë sulmuar në det nga SHBA-të, për të cilat Trump thotë se po trafikonin drogë. Gjatë verës që lamë pas, Trump vendosi shpërblimin 50 milionë dollarë për këdo që jepte informacion të vlefshëm për kapjen e Nicolas Maduros.

Disa ditë më parë, Maduro “ u dorëzua” dhe pranoi se ishte i hapur për bisedime me Donald Trump, ndërsa sot ai është i rrëzuar nga pushteti pas 13 vitesh udhëheqje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese