Hapësire reklamuese

Bota

Bombardimet e SHBA-së dhe Nicolas Maduros/ Kush drejton tani në Venezuelë! Skenarët: Nga kthimi i Gonzalez tek marrja e pushtetit nga ushtria

Shkruar nga Newsbomb
Bombardimet e SHBA-së dhe Nicolas Maduros/ Kush drejton tani në
Nicolas Maduro

Se çfarë do të ndodhë në Venezuelë që pas operacionit të SHBA-së dhe kapjes së presidentit Nicolas Maduro, për momentin vijon të jetë mjaft e paqartë.

Kushtetuta e vendit përcakton se pushteti do t’i kalojë zëvendëspresidentes së vendit, Delcy Rodríguez, e cila pak më herët deklaroi publikisht se qeveria nuk ka as idenë më të vogël mbi vendndodhjen e presidentit dhe të Zonjës së Parë, Cilia Flores. E ardhmja e regjimit në vetvete megjithatë, është në pikëpyetje dhe opozita brenda dhe jashtë vendit ka shumë gjasa ta shohë këtë moment si një mundësi kritike. Opozita venezueliane insiston se presidenti legjitim është politikani në mërgim Edmundo González. Mes pasigurisë, CNN identikon disa skenarë të mundshëm:

Së pari, ndjekja e rrugës kushtetuese me Nenin 233. Në atë që kushtetuta e përshkruan si “mungesë absolute” të presidentit, zëvendëspresidentja Rodríguez, merr pushtetin dhe thërret zgjedhje të reja brenda 30 ditësh. Presidenti i sapozgjedhur më pas shërben për një mandat të plotë gjashtëvjeçar.

Skenari tjetër është shembja e regjimit; figurat e tij kryesore japin dorëheqjen ose largohen nga vendi. Kandidati më i mundshëm i opozitës, akademiku dhe diplomati Edmundo González Urrutia, i cili kandidoi në zgjedhjet e vitit 2024.

González, është aktualisht i mërguar në Spanjë. Ai mbështetet nga fituesja e fundit e Çmimit Nobel për Paqen, aktivistja demokratike María Corina Machado. Duke folur në Oslo muajin e kaluar pas marrjes së çmimit, Machado tha se lëvizja e saj po përgatitej për “një tranzicion të rregullt dhe paqësor” sapo Maduro të largohej. Ajo tha në dhjetor se González e kishte ftuar të bëhej zëvendëspresidente dhe se “shumica dërrmuese” e policisë dhe forcave të armatosura do të ndiqnin urdhrat e administratës së re sapo të fillonte tranzicioni politik.

Një tjetër mundësi, të cilën CNN nuk e përjashton është që pushtetin ta marrë në dorë ushtria. Ministri aktual i Mbrojtjes është Vladimir Padrino López, i cili doli me deklaratë publike pas sulmeve të SHBA-së, tha se Venezuela do t’i rezistonte pranisë së trupave të huaja në vend. “Ky pushtim përfaqëson fyerjen më të madhe që ka pësuar vendi,” ishte mesazhi i tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese