Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas 14 vite transmetim, mbyllet TV Albanian Screen e Rezart Taçit

Shkruar nga Newsbomb

Pas 14 vitesh me sinjal në treg, një televizion që në fillesat e veta shkëlqeu, Albanian Screen mbyll transmetimet javën që vjen. 

Televizioni falimenton ndërkohë që Rezart Taçi nëpërmjet drejtuesve ka informuar gazetarët dhe stafin se do t’i likuidojë për rrogën e mbetur dhe nuk do të vazhdojnë më bashkëpunimin.

Lajmin e transmetoi fillimisht portali më i ri i hapur nga Çim Peka syri.net, por gazetarët e këtij televizioni e konfirmuan menjëherë.

Para 14 vitesh, televizioni nisi punën si pronë e Vebi Veliaj. Një degë e rëndësishme e tij ishte Alsat Maqedonia. Por nga Vebi Veliaj, këtë televizion e bleu Rezart Taçi, edhe për të mbrojtur bizneset e veta.

Duket se perandoria “Taçi” përfundoi, dhe tashmë nuk mund të vazhdojë të mbajë hapur televizionin.

Ky është ndër të parët televizione të mëdhenj që nuk i rezistoi dot presionit të tregut mediatik në vend. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese