Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme seancën e radhës plenare në orën 12:00, ku deputetët pritet të shqyrtojnë një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore.
Ndërkohë kujtojmë se opozita do të vendosë vetëm një orë para seancës nëse do të vazhdojë bojkotin apo do të paraqitet.
Sipas rendit të ditës pritet që të paraqitet Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025. Po ashtu në të është përfshirë edhe shqyrtimi i projektligjit “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
Më tej renditen diskutimi dhe miratimi i projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë për vitin 2025. Mes tyre, Avokati i Popullit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë , Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme.
Rendi i Ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.7.2026.
2. Njoftime.
3. Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.
4. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)".
5. Projektrezolutë "Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025".
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025".
7. Projektrezolutë "Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025".
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025".
10. Projektrezolutë "Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”
11. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025".
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
![]()
