Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Me kokainë në makinë, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë dhe dy të tjerë, njëri i dënuar me “arrest shtëpie” (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona pasi janë kapur me kokaninë në makinë, ku njëri prej tyre është efektiv policie.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë numër 2 në Tiranë.

Gjithashtu janë arrestuar Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ky i fundit ishte në “arrest shtëpie”.

“Më datë 01.07.2021 në orët e para të mëngjesit, u kapën në flagrancë, në kryqëzimin e Rrugës së “Kosovarëve” e automjetit me targë AA211PX, në drejtimin e së cilës ishte punonjësi i policisë Elefterios Sullaj, efektiv i Komisariat të Policisë Nr 2 Tirane, dhe pasagjer shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ku ky i fundit është person me masë sigurimi personal “Arrest në Shtëpi”.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike trasparente në brendësi të së cilës kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike kokainë,” thuhet në njoftim.

Personave në fjalë iu gjet kokainë në makinë dhe akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 113 të vitit 2020. Pas një periudhe disa mujore hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit, Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, u bë e mundur, më datë 01.07.2021 në orët e para të mëngjesit, kapja ne flagrance, në kryqëzimin e Rrugës së “Kosovarëve” e automjetit me targë AA211PX, në drejtimin e së cilës ishte punonjësi i policisë Elefterios Sullaj, efektiv i Komisariat të Policisë Nr 2 Tirane, dhe pasagjer shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ku ky i fundit është person me masë sigurimi personal “Arrest në Shtëpi” sipas vendimit nr. 2046, datë 13.12.2020, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike trasparente në brendësi të së cilës kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike kokainë.

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikave të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, realizoi arrestimin në flagrance të shtetasve:

Elefterios Sullaj, me detyrë oficer i patrulles se përgjithshme në Komisariatin e Policise Nr.2, Tiranë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, Shpërdorimit te detyrës”. Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike dhe “Ushtrimit te ndikimit të paligjshem ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”. Parashikuar respektivisht nga nenet 283, 248, 259 dhe 245/1 të K.Penal.

Mikel Zhegu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve parashikuar nga neni 283 i K.Penal:

Eris Tafa, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Largimi i te burgosurit nga vendi i qendrimit’ parashikuar nga neni 323 të K.Penal.

Për këtë procedim penal, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të fakteve.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img