Hapësire reklamuese

Bota

Forca Ajrore Britanike mbyll dy aeroporte: Ka shkrirë pista nga vala e të nxehtit

Shkruar nga Newsbomb
Forca Ajrore Britanike mbyll dy aeroporte: Ka shkrirë pista nga vala e

Forca Ajrore e Britanisë ka vendosur të devijojë fluturimet nga baza ushtarake Brize Norton në Oxfordshire për shkak se pista e uljes së avionëve është “shkrirë” nga vala e të nxehtit.

Një burim tha për Sky News, se devijimi i fluturimeve u bë pasi ishte konstatuar se asfalti i pistës ishte zbutur dhe po deformohej.

Autoritetet kanë vendosur të mbyllin edhe aeroportin e Luton-it në periferi të Londrës, po për të njëjtën arsye.

Baza Norton ndodhet në atë zonë të Britanisë së Madhe që është shpallur si emergjencë për shkak të motit tepër të nxehtë, me temperatura deri në 35 gradë celcius.

Temperaturat pritet të vijojnë të larta edhe javën vijim si në Britani dhe Spanjë, Portugali dhe Francë, shetet që po përballen edhe me një valë të madhe zjarresh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese