Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Dhunë ndaj nënës dhe veprime të turpshme me të miturën, Policia e Tiranës në aksion, arrestohen 6 persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 26-vjeçar me ininciale B.Gj, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe pesë shtetas të tjerë ku një prej tyre është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetase të mitur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur”

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë i Policisë Tiranë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. P., 38 vjeç, D. M., 32 vjeç dhe E. P., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

E. K., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img