Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Valixhen e mbushur me kokainë në aeroportin e Zyrihut, arrestohen 5 shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Valixhen e mbushur me kokainë në aeroportin e Zyrihut, arrestohen 5
Foto ilustruese

Një sasi e madhe kokainë është zbuluar në aeroportin e Zyrihut, duke vënë në pranga pesë shtetas shqiptarë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Kantonit të Cyrihut kapi rreth 47 kilogramë kokainë në aeroportin e Zyrihut.

Gjatë kontrollit të një bagazhi, punonjësit e Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare gjetën  një sasi të madhe kokaine.

Në çantë u gjetën 47 kilogramë kokainë dhe për pasojë ranë në pranga 5 shqiptarë, të moshës 25 deri në 40 vjeç.

Pas marrjes në pyetje nga policia, burrat u dërguan në prokurorinë publike përgjegjëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese