Ukraina lëshoi të paktën 32 dronë që synonin Moskën dhe rrethinat e saj herët mëngjesin e kësaj të diele.
Këto sulme kanë bërë që autoritetet ruse të mbyllin përkohësisht dy nga aeroportet e kryeqytetit, thanë zyrtarët rusë . Ky ishte sulmi më i madh me dron ukrainas kundër kryeqytetit rus deri më sot.
Kryebashkiaku Sergei Sobyanin raportoi se 12 dronë u shkatërruan në rrethet Ramenskoye dhe Kolomensky të rajonit të Moskës, si dhe në qytetin Domodedovo, në jugperëndim të Moskës.
Guvernatori i Moskës, Andrei Vorobyov, tha se një person është plagosur nga sulmi i dronëve ukrainas, ndërsa videot që qarkullojnë tregojnë shtëpi dhe makina të përfshira nga flakët.
Earlier this morning, Ukrainian kamikaze drones attacked multiple sites in Moscow. pic.twitter.com/ExIaZlP4A6
— VolgaLad (@cym27s) November 10, 2024