Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tragjedi në aeroportin e Amsterdamit, një person thithet nga motori i avionit

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në aeroportin e Amsterdamit, një person thithet nga motori i
Incidenti raportohet të ketë përfshirë një avion stacionar KLM Embraer

Një person ka humbur jetën pasi përfundoi në motorin e avionit të pasagjerëve në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se ngjarja tragjike ndodhi këtë të mërkurë teksa avioni KL1341 po bëhej gati për të fluturuar në Billund, Danimarkë. Deri më tani viktima nuk është identifikuar, por dyshohet se ai mund të jetë një punonjës i cili merret me mirëmbajtjen e avionit para se të ngrihet.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të gjithë pasagjerët dhe punonjësit kishin zbritur nga avioni. Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës Mark Harbers. Përmes një postimi në rrjetin social “X” ministri tha: "Lajm i tmerrshëm për një aksident fatal sot në Schiphol".

Schiphol është një nga aeroportet më të ngarkuara në Evropë. Javën e kaluar ky aeroport ishte në qendër të mediave pasi reperja Nicki Minaj u arrestua atje.  Sipas të dhënave të fundit mësohet se vetëm muajin e kaluar ky aeroport është përdorur nga 5.5 milionë pasagjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese