Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sekuestrohen 2.5 ton përzierës droge në aeroportin e Belgjikës

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrohen 2.5 ton përzierës droge në aeroportin e
Magazina e aeroportit te Lieges ne Belgjike

Një sasi e madhe prej 2.5 ton produkte për prodhimin e drogës janë sekuestruar nga autoritetet në aeroportin e Lièges në Belgjikë. Ato ishin importuar nga Kina ilegalisht dhe shërbimi doganor i aeroportit pasi i verifikoi, njoftoi hetuesit.

Bëhet fjalë për kimikate të nevojshme për të prodhuar droga sintetike si amfetamina, MDMA (ekstazi) dhe metamfetamina (meta kristal).

Prokuroria publike e Lièges mori dosjen dhe konfirmoi sekuestrimin e një ton prekursori PMK më 19 mars, sekuestrimin e një ton të të njëjtit produkt në dy dërgesa të veçanta më 25 mars dhe sekuestrimin e 555 kilogramëve BMK më 28 mars.

BMK është një pararendës i amfetaminës dhe metamfetaminës, kurse PMK përdoret për të bërë ekstazi.

Belgjika është një qendër e rëndësishme për prodhimin dhe tranzitin e kokainës, sipas një raporti nga Europol, bazuar në të dhënat e vitit 2021. Që nga viti 2017, sasitë më të mëdha janë sekuestruar në Belgjikë, Holandë dhe Spanjë.

Në portin e Antwerpen-it u regjistrua një sekuestrim rekord prej 116 tonësh kokainë në vitin 2023. Trafiku i kokainës përfiton kryesisht nga portet evropiane. Vlera e tregut të drogës në Bashkimin Evropian (BE) është të paktën 31 miliardë euro.

Kanabisi mbetet droga më fitimprurëse me të ardhura vjetore prej 12.1 miliardë eurosh, i ndjekur nga kokaina me 11.6 miliardë euro. Më pas vijnë heroina (5.2 miliardë), amfetaminat (1.6 miliardë) dhe ekstazia/MDMA (0.6 miliardë).

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese