Meka, qyteti më i shenjtë i fesë islame së shpejti do të ketë aeroportin e saj.
Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase të cilat shkruajnë se është miratuar së fundmi marrëveshja për realizimin e një aeroporti përmes së cilit pelegrinët e Haxhit dhe Umres do të mbërrijnë më shpejt në destinacion.
Vendimi në fjalë është marrë pasi rrugët ekzistuese që të çojnë drejt Mekës kanë pasur një mbingarkesë ndër vite, sidomos në periudhat e pelegrinazhit.
Në intervistat e dhëna për mediat vendase për planet e Aeroportit të Mekës dhe sistemit të metrosë, Drejtori Ekzekutiv i Komisionit Mbretëror për Qytetin e Mekës dhe Vendet e Shenjta, Saleh Al-Rasheed, njoftoi se drejtimet strategjike dhe ekonomike të investimeve për të ndërtuar Aeroportin e Mekës sipas standardeve ndërkombëtare tashëm janë miratuar.
Duke mos zbuluar detaje se kur pritet të nisin punimet për realizimin e këtij aeroporti, bëhet me dije se së shpejti besimtarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë më shpejt në Mekë.
