Autori Lisen Bashkurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qoses, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për identitetin kombëtar shqiptar.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se sot “iu shkëput Kombit Shqiptar një pjesë madhore identitare”, duke theksuar se Qosja ishte një figurë e rrallë me empati të thellë njerëzore.
Në postim Bashkurti kujton edhe takimin e parë me të në vitin 1992, në shtëpinë e Qoses, ku ata kishin kaluar një natë të gjatë duke biseduar për Kosovën dhe sfidat e saj.
Gjithashtu ai thekson se veprat letrare dhe publicistike të Qoses kanë lënë gjurmë unike dhe te rralla në vlerat e tij.
“Rexhep Qosja ka qenë politikan dhe patriot i papërseritshëm në historinë politike të Shqipërisë. Politika e tij ngelet terësi kombëtare dhe vlera patriotike. Ai mbeti busulla e pashqitshme e kombetarizmit dhe atdhetarizmit. Për Kombin dhe Atdheun qante ngahere shpirti i tij," thekson ai në postim.
Njoftimi i plotë:
Lamtumire Rexhep Qosja, rilindas i fundit!
Sot iu shkeput Kombit Shqiptar nje pjese madhore identitare, Rexhep Qosja. U shuajt nje drite rilindase. U nda nga ne nje cope shpirti i pashuar. U largua nje meteor dritedhenes per te gjithe shqiptaret.
E takova per here te pare ne shtepine e tij, ne vitin 1991. Ndenjem gjithe naten du
@ke pire caj dhe duke biseduar per Kosoven dhe sfidat qe po perballonte ajo. Mbeti nje nate e paharruar per mua.
Rexhep Qosja ishte njeri me nje empati te thelle njerezore. I ngrohte, i dashur, i dhemshur, i komunikueshem me te gjithe, paperjashtim. Ne portretin e tij, sidomos ne syte e zinj e te thelle kishin lene gjurme vraget me te dhemshura te popullit dhe kombit Shqiptar.
Rexhep Qosja ishte intelektual i pese permasave: klasik, humanist, iluminist, reformator, rilindas. Tek intelektualiteti shumepermasor plasohej hstoria enciklopedike e mbare njerezimit, Evropes, Ballkanit dhe e Shqiperise. Ishte nje biblioteke levizese.
Rexhep Qosja ishte nje shkencetar, ku bashkohej kreativiteti, inovacioni, kerkimi dhe mendimi kritik. Dimensioni i tij shkencor na ka lene pas keshtjella vlerash te pamatshme dhe teresisht te pazevendesueshme.
Rexhep Qosja ishte shkrimtar i jashtezakonshem. Vepra e tij letrare dhe publicistike ka lene gjurme emotive dhe ekspresive unike dhe te ralla ne vlerat e saj.
Veprat e tij letrare dhe publicistike ngelen ne korpusin e thesareve te Kombit Shqiptar dhe ne ate te letersise boterore.
Rexhep Qosja ka qene politikan dhe patriot i paperseritshem ne historine politike te Shqiperise. Politika e tij ngelet teresi kombetare dhe vlera patriotike. Ai mbeti busulla e pashqitshme e kombetarizmit dhe atdhetarizmit. Per Kombin dhe Atdheun qante ngahere shpirti i tij.
Rexhep Qosja ishte demokrat i tingellimave te medha. Tere jeta e tij mbrojti vlerat e demokracise, pluralizmin, lirite e te drejtat njerezore, qeverisjen legjitime, te pergjegjrshme, llogaridhenese dhe transparente, zhvillimin ekonomik e social.
Rexhep Qosja ishte dhe do mbetet vigan i mendimit, i vlerave njerezore, intelektuale, shkencore, letrare, publicistike, politike dhe shoqerore. Me ndarjen e tij nga jeta gjithe Kombi yne, mbare populli shqiptar, inteligjenca, rinia, politika humben ate qe nuk vjen me. Humben te pakthyeshmin. Humben te paperseritshmin. Ndaj Kombi qan, perlotet me dhimbje dhe respekt te thelle....
Lamtumire Rexhep Qosja, tribune e vlerave njerezore dhe gjeniale! Ndriqofte perjete shpirti yt i madh!
Lisen BASHKURTI





