Një lajm i kobshëm ka mbërritur ditën e sotme pasi është konfirmuar vdekja e akademikut të njohur shqiptar, Rexhep Qosja, i cili ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare.
Lajmi i trishtë është konfirmuar nga nipi i akademikut, Valjet Rexhepi, i cili bën me dije se ditën e sotme është kryer dhe ceremonia mortore e Rexhep Qosjas.
Mësohet se varrimi i Qosjas është zhvilluar në mënyrë modeste ku të pranishëm thuhet se kanë qenë vetëm familjarë e miqtë e tij.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes së akademikut.
Postimi i bërë nga Valjet Rexhepi:
Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.
Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.
Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!
