Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Rexhep Qosja mbylli sytë përgjithmonë në ditën Botërore të Librit! Dhjetëra mesazhe nga politika, arti dhe letërsia në kujtim të kontributit të pashlyeshëm të Akademikut të shquar

Shkruar nga Newsbomb
Rexhep Qosja mbylli sytë përgjithmonë në ditën
Rexhep Qosja

Një lajm i kobshëm ka mbërritur ditën e sotme pasi është konfirmuar vdekja e akademikut të njohur shqiptar, Rexhep Qosja, i cili ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga nipi i akademikut, Valjet Rexhepi, i cili bën me dije se ditën e sotme është kryer dhe ceremonia mortore e Rexhep Qosjas.

Ndërkohë kanë qenë të shumtë miqtë, politikanët e njerëz të njohur të artit e letërsisë të cilët kanë kujtuar në këtë  të enjte kontributin e pashlyeshëm të Akademikut të nderuar Rexheo Qosja, teksa kanë shprehur edhe ngushellimet për familjarët e tij.

Taulant Balla: “Lajm i trishtë për mbarë shqiptarinë ndarja nga jeta e akademikut të madh, atdhetarit të paepur Rexhep Qosja. Veprat që ka lënë pas nuk janë thjesht libra – janë kujtesë kombëtare, janë ndërgjegje dhe thirrje për dinjitet. Në çdo rresht të shkruar nga Qosja ynë i madh ndihet dashuria për Shqipërinë dhe për shqiptarinë, një dashuri që nuk do zbehet me kalimin në amshim. U prehsh në paqe!”

Evis Kushi : “Kam pasur privilegjin ta takoj nga afër Akademikun Rexhep Qosja, një prej figurave më të ndritura të mendimit, letërsisë dhe identitetit tonë kombëtar. I ruaj gjithmonë të gjalla në kujtesë këshillat e vyera, urtësinë, qartësinë dhe përkushtimin e tij ndaj së vërtetës dhe dijes.

Vepra dhe kontributi i tij nuk do të shuhen me largimin fizik, por do të jetojnë në librat që na la, në mendimin kritik që frymëzoi, në brezat që edukoi me shembullin e tij dhe në zërin e rrallë që i dha kuptim kohës sonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!”

Ish-kryeministri Pandeli Majko: “Rexhep Qosja ka ndruar jetë!

Ai ishte protagonisti më i dalluar i cili e lidhi kohën e jetuar me pavarësinë e Kosovës dhe kombin shqiptar!

Në Kosovë, historia, ka prodhuar heronj, komandantë, viktima apo personazhe teatralë! Rexhep Qosja ishte përjashtim! Ai qëndroi ndryshe nga të tjerët që kërkuan duartrokitje!

Rexhep Qose kërkoi vetëm kohë! Ai jetën e kaloi duke ndërtuar marrdhënien e shqiptarëve me kujtesën kombëtare!

Rexhep Qosja ishte edhe ura e padukshme mes politikës dhe kujtesës! Ai provoi se legjitimiteti nuk fitohet vetëm me vota.

Rexhep Qosja nuk pati iluzione për natyrën njerëzore! Në botën shqiptare, si kudo, protagonistët fillimisht përqafohen si shpëtimtarë kombëtarë, për t’u hedhur poshtë kur pritjet për ndryshime të shpejta nuk përmbushen!

Sot, Kosova ka humbur “Prometeun” i cili dha dijen dhe pagoi “çmimin” e saj! Dheu i lehtë profesor!…”

Aleksandër Çipa: “Profesor Rexhep Qosja iku. (Vetëm në Kosovë e drejtpërdorin këtë folje në marrëdhënien me njeriun). (!)

Zgjodhi të bëhet lajm publik njoftimi i ikjes, pa dëshirën e tij, në Ditën ndërkombëtare të librit. ( E ku mund të gjendet një përkim i tillë dite, mes personit më meritor për bashkëjetesën dhe bashkëudhëtimin me librin?!)

Dhe familja e publikoi lajmin, me foton e përcjelljes në mesin e bibliotekës personale, në banesën e vet në Prishtinë…

Profesor Qosja mbetet zëri i pakohë i një “Populli të ndaluar”, sikundër ka qenë populli ynë.

Akademiku u bë interpret dhe zë i ndërgjegjes së shqetësuar kombëtare shqiptare.

Mbetet krijues dhe studiues i formatit europian dhe një mendje e ndërkombëtarizuar për shkak të cilësisë dhe zotësive interpretuese që pati, përmes mendimit dhe ligjërimeve vetiake.

Profesori mbetet intelektuali që u përball me “kimerën e egër” të mediumeve të fqinjëve dhe trishtueshëm edhe tonave. (!)…

Profesori mbetet mentori i një vizioni të përjetshëm për identitetin dhe unitetin shpëtues kombëtar të shqiptarëve.

Akademik Qosja u lartësua, si lartësor në mendje, sa herë që tramundanat e fatit historik të kombit shqiptar, të Kosovës dhe Shqipërisë, goditën pa mëshirë dhe na ndëshkuan me pikëllima dëshpërimtare.

Me imazhin e rilindasit naimjan, në kohë pas naimjane, dhe me mendjen e kalibruar të intelektualit dhe filologut të cilësishëm e sharmant, na e la të nënkuptueshme ikjen në paqen e Vetmevetes, si shkrimtar i përkorë.

Lamtumirë Profesor!

Na dhe ndërgjegje dhe na e bëre estetikisht edhe më të bukur gjuhën tonë amtare Shqipe.

Mirënjohje gjer të “nesërmen e shkuar”!!!”

Ali Ahmeti: “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, një prej intelektualëve të shquar të kombit tonë.

Veprimtaria e tij letrare, shkencore dhe kombëtare do të mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë.

Akademiku Qosja i dha shumë gjuhës, letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë popullin shqiptar.

I përjetshëm kujtimi për Akademikun Rexhep Qosja.”

Presidenti Bajram Begaj: “Një akademik i rrallë iku nga Panteoni…

Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve.

Pusho në paqe, Profesor!”

Erion Braçe: SOT U SHUA NJE SHQIPTAR I MADH;

PER MUA RILINDASI I FUNDIT-REXHEP QOSJA!

Ne VLORE, ne 27 NENTOR 2012 e kisha detyrim te isha;

ISHA PAFUND I LUMTUR QE PO JETOJA 100 VJETORIN

E PAVARESISE SE #SHQIPERISE; nje here ne jete te ndodh!

Te qenit ne VLORE ato dy dite, mu be edhe detyre kur dikush vendosi te relativizonte, anashkalonte QYTETIN DHE POPULLIN E PAVARESISE!

Isha plot inat, por Shpetim Gjika me ftoi ta shijoja festen e dy diteve; prej tij mesova se Rexhep Qosja dhe John Withers do te beheshin QYTETARE NDERI TE VLORES; Rexhep Qosen po kerkoja prej kohesh ta degjoja “gjalle”; ambasadorin Withers doja ta takoja te sqaroja nje keqkuptim kabllogramesh.

Ne teatrin e Petro Markos, Rexhep Qosja ishte ai qe prisja.

I paqte, i qete, i kthjellet, i forte, pasionant, frymezues; e kishte vleresuar shume Vloren, aktin qe po e bente QYTETAR NDERI ne 100 VJETORIN E PAVARESISE dhe dukej i emocionuar, por i perulur ndaj qytetit dhe popullit te VLORES; kisha perballe FUQINE E QETE qe fliste ne nje shqipe te kulluar, me te bukuren qe kam degjuar “gjalle”!

Fjala e tij ishte nje himn per VLOREN; por edhe nje zhberje totale e aktit politik qe per dite te tera po anashkalonte qytetin dhe popullin e pavaresise;

NATYRA DHE HISTORIA PERZGJODHEN VLOREN, tha. E argumentoi dhe e perseriti disa here deri ne fund;

“Tani e njeqind vjet, me 28 nentor, shqiptaret nuk do te mblidhen dhe nuk do te kremtojne si republikane, socialiste a demokrate; as si toske a gege, as si katolike, ortodokse a myslimane; ne VLORE, per kujtim dhe nderim te 28 nentorit, shqiptaret mblidhen dhe kremtojne vetem si shqiptare. Si shqiptare te bashkuar, qe pashmangshem do ta bejne Shqiperine e Bashkuar-Shqiperine etnike. Keshtu ishte 99 vjetet e shkuar. Keshtu do te jete 99 vjetet e ardhshem. Keshtu do te jete gjithmone. Keshtu do te jete derisa te jete Vlora e Vlora do te jete Gjithmone”, tha.

U duartrokit gjate. Nxitova drejt tij, i thashe jam Erion Brace; te njoh me tha; a mund te me japesh kete fjale, e pyeta; shkroi mbi te “Erion Braces perzemersisht” dhe ma dha bashke me nje perqafim.

Ne nje dreke te vogel me pas, mu be mua nderi i dollive dhe ngrita goten per shendetin e tij (e plote ne Facebook)

Lindita Nikolla: “Akademiku i shquar dhe shqiptari i madh Rexhep Qosja është ndarë nga jeta.

Një humbje e jashtëzakonshme për shkencën, kulturën dhe kombin shqiptar.

Rexhep Qosja na mësoi të shohim më qartë, të mendojmë më thellë, të ndjejmë më dhimbshëm, të duam më fort gjuhën dhe identitetin tonë, t’u përkushtohemi më shumë vlerave kombëtare dhe të luftojmë më me guxim për mbrojtjen e tyre.

Ngushëllime familjes.

U prehsh në paqe, akademik i nderuar!”

Ermonela Felaj: “Me ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, bota shqiptare humbi një mendje të rrallë, një zë të lirë dhe një ndërgjegje të pakompromis të kulturës sonë.

Vepra dhe mendimi i tij do të mbeten pjesë e pandashme e kujtesës sonë kombëtare.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë hapësirës shqiptare që sot ndjen këtë humbje të madhe.”

Gazetari Marin Mema: “Shkoi pa zhurmë, por la pas studime e vepra që nuk do të vdesin! Prehu në paqe profesor Rexhep Qosja!”

Izet Mexhiti: “Rexhep Qosja, kalorsi i letërsisë shqipe, u nda nga kjo botë.

Qosja ishte akademik me një mendje horizontçelëse, figurë e rëndësishme e shkrimit dhe Rilindasi i fundit mes nesh. Si kërkues i palodhur i së vërtetës, akademiku Qosja u bë një zë i panënshtruar.

Duke qenë pjesë e “popullit të ndaluar” në ish-Jugosllavi, ai u bë udhëheqës shpirtëror drejt lirsë së shqiptarëve në vitet 90-ta.

Pavarësisht ikjes nga kjo botë, trashëgimia e Qosjes është thesar kulturor e studimor i pakapërcyeshëm. Prandaj, do të jetë gjithmonë udhërrëfyes ndër breza. Nderime jetës dhe veprës së akademikut Qosja. Ngushëllime familjes dhe kombit shqiptar.”

Sajmal Latifi, kreu i Komunës së Rahovecit: “Ka njerëz që ikin dhe lënë boshllëk. Ka të tjerë që ikin dhe lënë një peshë që nuk zhduket. Akademiku Rexhep Qosja iu përket të dytëve!

Qosja i përket radhës së intelektualëve që nuk bëjnë kompromis me të vërtetën. Me të vërtetën kombëtare. Me të vërtetën e historisë së letërsisë shqipe.

Ndërtoi një jetë të tërë mbi letërsinë, mbi kritikën e mbi publicistikën, duke u bërë një zë që dëgjohej nga të gjithë e sidomos nga studiuesit. Kështu, u shndërrua në një figurë letrare që nuk njeh shtrirje kohore, sepse "vdekja nuk vjen për një mendje të tillë"!”

Ulsi Manja: “LAMTUMIRË Profesor Rexhep Qosja. Ngushëllime familjes!”

Irena Toci: “Të nderuar miq,

me dhimbje të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të autorit tonë të dashur REXHEP QOSJA - një prej figurave më emblematike të botës akademike shqiptare.

Ndërroi jetë sot, më 23 prill 2026, për të mbetur përgjithmonë mes nesh me fuqinë e mendimit, fjalës dhe veprës së tij jetëgjatë.

U prehtë në paqen e përjetshme!”

Mimoza Cika: “Nje lajm i trishtushem sapo u perhap....

Eshtë ndare nga jeta Akademiku Rexhep Qosja. Iku ne heshtje mes njerezve teti më te dashur, por la pas nje krijimtari të tërë shkencore, historike, albanologjike, publicistike e letrare ....per të jetuar gjithmone mes nesh dhe me brezat e ardhshem te kombit shqiptar. Fat i madh qe e kam pasur mik shtepie dhe bashkebisedues ne mirkofonin e Deutsche Ëelle-s.

Lamtumirë Profesor! Qofsh i Parajses!”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese