Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pasagjeri pret damarët, avioni i nisur nga Franca bën ulje emergjente në Rinas

Shkruar nga Newsbomb
Pasagjeri pret damarët, avioni i nisur nga Franca bën ulje emergjente
Avioni i nisur nga Franca ben ulje te detyruar ne Rinas

Një avion i nisur nga Aeroporti i Lyon në Francë me destinacion Stambollin, ka bërë ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Newsbomb.al mëson se shkak është bërë një emergjencë shëndetësore në bord.

Ka qenë një shtetas me kombësi afgane i cili ka prerë damarët e dorës teksa ndodhej në bordin e avionit të kompanisë "Turkish Airlines", duke traumatizuar pasagjerët e tjerë.

Stafi i ka dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë piloti i avionit model "Boeing 737-8F2", siç mëson newsbomb.al është lidhur me kullën e kontrollit në Rinas dhe ka kërkuar leje për të bërë ulje  të detyruar. Për shkak të emergjencës shëndetësore, leja është aprovuar.

Pasagjeri pret damarët, avioni i nisur nga Franca bën ulje emergjente
Avioni i nisur nga Franca ben ulje te detyruar ne Rinas

Shtetasi me kombësi afgane dhe me letërnjoftim të shtetit të Francës është marrë menjëherë nga ambulanca që ndodhej në gatishmëri dhe e vënë në dijeni nga piloti përmes kullës së kontrollit, është dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Sipas burimeve për newsbomb.al, pasagjeri është në kujdesin intensiv të mjekëve shqiptarë, por fatkeqësisht në gjendje të rëndë për jetën për shkak se ka humbur shumë gjak.

Avioni i nisur nga Aeroporti ndërkombëtar "Saint Exupéry" ka qëndruar disa minuta në pistën e Rinasit dhe më pas ka kërkuar leje për të vazhduar fluturimin në destinacionin final, për në Aeroportin e Stambollit në Turqi.

Pasagjeri pret damarët, avioni i nisur nga Franca bën ulje emergjente
Itinerari i ndjekur nga avioni i Turkish Airlines

Raportimi ekskluziv i newsbomb.al konfirmohet dhe nga Policia e Tiranës, e cila bën me dije se 40 vjeçari afgan ka prerë damarët e dorës me brisk rroje gjatë fluturimit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

"Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion. 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën", njofton Policia e Tiranës. 

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese