Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Mjeshtër i Madh" për Nikollë Lesin, presidenti i Republikës dekoron botuesin dhe gazetarin e njohur në 33-vjetorin e "Koha Jonë"

Shkruar nga Newsbomb
"Mjeshtër i Madh" për Nikollë Lesin, presidenti i
Nikollë Lesi dhe presidenti Bajram Begaj

Gazetarët pa kujtesë e pa histori janë si një humnerë e thellë ku humbet sensi i kohës, realitetit, të ardhmes. Ndaj sot ceremonia e zhvilluar nga presidenti i Republikës për dekorimin e themeluesit të medias “Koha Jonë”, Nikoll Lesi me titullin “Mjeshtër i Madh”, merr rëndësi të vecantë.

Një njeri që i kushtoi jetën e vet luftës kundër forcave të harresës, që duhet thënë, janë armike të së vertetës. Shpesh thuhet se i drejti digjet në vendin e rrënimit te vet, por për Nikollën dhe Koha Jonë, kjo aksiomë mbetet në letër, sepse sa herë kanë dashur ta rrënojnë – forca jashtë natyrës mediatike – aq herë është ringritur.

"Mjeshtër i Madh" për Nikollë Lesin, presidenti i
Gazetari Nikollë Lesi

Një gazetar, që në 33 vitet e Koha Jonë, nuk e flaku dinjitetin për virtualitetin që lakmohet nga të gjithë. Nikollë Lesi e Koha Jonë, të pandarë nga njëri tjetri, nuk e gërshetoi lirinë e mediumit që drejtoi me nënshtrimin apo poshtërimin. Nuk bëri asgjë për aparencë dhe u mundua maksimalisht në 33 vjet të Koha Jonë, të largohej sa më shumë prej konsumit.

Për gjithë këto vite, u përpoq të ishte objektiv e i paanshëm, jo gjithmonë i zhveshur nga pasionet por ato vec i jepnin vlerë punës që bënte, sa me median që drejtonte, aq edhe me gazetarët që i konsideronte bashkëpunëtore. Ndaj të gjithë e vlerësuan dhe e respektuan vit pas viti, duke mbetur miq të pandarë.

"Mjeshtër i Madh" për Nikollë Lesin, presidenti i
Dekorata

Liria që kishte vetë dhe që e përcolli tek Koha Jonë nuk ishte e vetmja vlerë që pasuroi redaksinë, ishte mirëkuptimi e pasioni që përcolli tek cdo i ri që hyri në redaksi, apo edhe tek më të vjetrit që përcolli nëpër mediume të tjera mediatike ato që e shenjuan atë si një Mjeshtër të prodhimit të shumë brezave gazetarësh që pasuruan tregun mediatik. Në një vend të fshehtash të mbuluara e përpjekjeve të palejuara, Nikollë Lesi dhe Koha Jonë ishin aty, për të bërë më së miri punën e tyre.

Fjalën i pari e mori presidenti i Republikës, Bajram Begaj që vlerësoi maksimalisht punën e tij: "Të nderuar të pranishëm! Jemi këtu sot për t’i dorëzuar titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarit, drejtuesit dhe botuesit të suksesshëm, Nikollë Lesi. Ky titull i firmosur nga unë disa muaj më parë, nuk u tërhoq nga zoti Lesi. Përmes një modestie të pashëmbullt, ai kërkoi që titullin ta tërhiqte në 33-vjetorin e gazetës “Koha Jonë”, pikërisht më 11 maj. Siç m’u shpreh,- ky titull shkon për kontributin, pasionin, profesionalizmin e të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe punuar me të. Ata kanë ruajtur e kanë marrë me vete nga ajo kohë idealizmin dhe pasionin, pasi në çdo kohë këto janë vlera që duhet të shoqërojnë profesionalizmin dhe paanësinë në thënien e së vërtetës.Vetëm kështu ata kanë arritur të jenë faktorë, influencues të opinionit publik dhe të meritojnë të qenurit Pushteti i Katërt. Gëzuar 33 vjetorin Koha Jonë! Gëzuar Nikollë Lesi!"

"Mjeshtër i Madh" për Nikollë Lesin, presidenti i
Gazetarët e pranishëm në këtë ditë të veçantë



Ndërsa, gazetari dhe botuesi i njohur, Nikollë Lesi në këtë ditë të veçantë falënderoi të gjithë ata me të cilët punoi dhe ia dedikoi këtë çmim atyre. "Më lejoni zoti president i Republikës, t'iu falënderoj për këtë nderim të veçantë. Ky titull shkon për kontributin, pasionin, profesionalizmin, sakrificat dhe idealizmin e gjithsecilit prej atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi mediatik", u shpreh ai ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese