Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati në Rinas/ "Toyota Yaris" gjendet e braktisur në një përrua, vendi ku u qëllua ndaj hotelit të Edmond Vogës përshkohet vetëm në këmbë, autorët kaluan para syve të policisë të pashqetësuar

Shkruar nga Newsbomb
Atentati në Rinas/ "Toyota Yaris" gjendet e braktisur në
Viktima Gilmando Dani dhe vendi ku autorët dogjë makinën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Aeroportit të Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani ndërsa i plagosur mbeti miku i tij Muçi Shaljani.

Burime bëjnë me dije se një makinë e djegur "Toyota Yaris" është gjetur në një përrua. Mësohet se vendi ku u gjet automjeti i djegur nuk ka rrugë që mund të përshkohet me makinë, por vetëm me këmbë.

Sipas raportimeve, është po i njëjti vend që përdorën autorët për të qëlluar në drejtim të hotelit të Edmond Vogës pak kohë më parë.

Ajo çka e bën problematike situatë është fakti që autorët kanë kaluar përpara policisë të pashqetësuar, pra nga Rinasi përmes Fushë-Krujës për të djegur mjetin në një zonë me terren të vështirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese