Personi që shihni në foto është Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili u plagos ditën e sotme në atentatin me armë pranë aeroportit të Rinasit.
Ai gjendet në Spitalin e Traumës ku po lufton për jetën për shkak të plagëve të marra në trup. Shaljani ishte shoferi i automjetit tip “Benz” ku u qëllua me breshëri armësh dhe për pasojë humbi jetën Gilmando Dani.
Ndërkaq, burime jozyrtare kanë bërë me dije se Muçi Shaljani është punonjës i AMP-së dhe prej 3 muajsh punon pranë këtij institucioni. Siç ka bërë me dije dhe Newsbomb më herët, ai është edhe pronar i një hoteli në kryeqytet.
Ndërsa sot, kishte mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” ku po priste Gilmando Danin pas udhëtimit të këtij të fundit nga Barcelona.





