Foto nga operacioni
Pasditen e djeshme pesë turistë gjermanë humbën orientimin në Malin e Çikës, i cili është një terren i vështirë dhe i thepisur. Në ndihmë të tyre shkoi menjëherë Njësia Delta, pas njoftimit te marrë rreth orës 18:00.
Sipas raportimeve, “Delta” arriti të lokalizojë të 5-të turistët në zonën e quajtur Maja e Qorrës, katër prej tyre fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri nuk është në gjendje të ecë vet.
Efektivët e Njësisë Delta shoqëruan grupin drejt një zonë të sigurt, ndërsa turisti i dëmtuar u transportua në krahë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë. Operacioni mësohet të ketë vijuar deri në orët e para pas mesante.
Sondazh
Poll
