
Nertil Buzi është i riu shqiptar që u mor peng dhe është mbajtur rreth një javë nën kërcënimin e armës pas përplasjes për një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit në Britani.
Buzi 30-vjeç është mbajtur një javë peng, ndërsa autorët kanë kërcënuar të afërmit e tij se do ta vrisnin, nëse nuk paguanin shumën prej 400 mijë paund.
Ka qenë vëllai i tij nga Fieri, i cili ka shkuar në polici dhe ka treguar se vëllai i tij ishte marrë peng dhe se tërturohej dhe autorët dhe videot ia dërgonin familjes.
30-vjeçari nuk rezulton që të ketë në vendin tonë precedentë penale, por si duket në Britani është përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës.
Falë bashkëpunimt të policisë shqiptare dhe asaj Britanike, i riu është shpëtuar dhe ndodhet në duar të sigurta, ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 7 shqiptarë.