Monika KryemadhiKryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi publikoi sot një video në rrjete sociale, ku shihej që kishte vizituar një familje elbasanllije dhe së bashku me zonjës e shtëpisë po gatuanin ballokume, duke qenë se jemi në prag të festës së “Ditës së verës”.
Mirëpo në videon e publikuar nga vetë znj.Kryemadhi, u pa që në furrë u fut një tavë me 12 copa brumi të gatuar, por kur u nxorr ishin vetëm 6.
Newsbomb me nota humori pyeti ndjekësit se ku shkuan 6 ballokumet e tjera, ndërsa nuk ka nguruar vetë Kryemadhi të sqarojë çështjen në fjalë.
“Në Elbasan ka vlerë vetëm e vërteta. Ja ku janë të dyja tepsiat të cilat na i ndau elbasanllija nikoqire sepse nuk i zinte tava në pjekje”, shkruan Kryemadhi për Newsbomb krahas videos së publikuar, ku mesa duket, pasi i kishin futur në furrë i kishin nxjerrë prapë dhe i kishin ndarë ballokumet në dy tava të ndryshme.
