Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Yt bir më ka borxh dy makina, do dal nga burgu të takoj”, kërcënohet babai i Eugert Lazajt që u vetëvra te vila luksoze gjatë karantinës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranës po heton një rast kërcënimi dhe gjobvënie ndaj një biznesmeni i cili ka marrë mesazhe kërcënuese. Luan Lazaj është babai i Eugert Lazaj, i cili u vetëvra me pistoletë në vilën e tij luksoze gjatë karantinës së pandemisë.

Personi që i shkruan i kërkon dy automjetet luksoze që i përkisnin djalit të tij Eugertit. Po verifikohet nëse këto presione dhe kërcënime po i kërkohen nga persona të caktuar apo kanë të bëjnë me ndonjë grup kriminal, raporton Top Channel.

Në telefonin e babait të biznesmenit të vetëvrarë u dërgua një seri mesazhesh kërcënuese duke nisur nga data 24 prill deri në fillim të majit.

“Yt bir më kishte borxh dy makina dhe kur të dal nga burgu në Gjermani do të takoj”, i ka shkruar kërcënuesi i vetidentifikuar si Arben Ismaili. Babai i Lazajt i tregon hetuesve se kjo ngjarje mund të ketë lidhje edhe me një vjedhje të banesës që i kishte ndodhur në fillim të muajit.

Nga kërkimet e deritanishme prokurorët pohojnë se në regjistrin e gjendjes civile rezultojne 20 shtetas me emrin Arben Ismaili, ndërsa po verifikohet pronësia e numrit prej nga ku u vendos gjoba, shkruan T.CH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img