Presidenti Ilir Meta pritet që të jetë i pari nga drejtuesit e shtetit shqiptar që do të votojnë sot, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ai pritet që pas pak minutash të paraqitet për të votuar në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga "Pjetër Bogdani", Tiranë.
Ndërkohë, Meta sapo ka publikuar në profilin e tij një foto, teksa është nisur nga shtëpia drejt zyrës. I qeshur ai shkruan: Drejt zyrës në krye të Detyrës! Ditë e mrekullueshme sot. Dita e SOVRANIT.
Gjatë ditëve të fundit kreu i shtetit ka bërë thirrje që qytetarët të marrin masivisht pjesë në votime.
Sondazh
Poll
