Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka votuar e para mëngjesin e sotëm, në Njësinë nr.5 në Tiranë, duke mos pritur Presidentin Ilir Meta, i cili në fakt pritej të votonte i pari në orën 07.00.
Teksa votoi, Kryemadhi nuk u shpreh për mediat por vetëm uroi komisionerët për një ditë të qetë, ndërsa pak më parë ka publikuar një foto me gishtin e ngjyrosur, dhe bën thirrje që të gjithë të votojnë sot.
“Unë votova!
Për familjen, atdheun, të ardhmen evropiane të shqiptarëve! Voto të ardhmen tënde sot”, shkruan Kryemadhi dhe ndan foton e mëposhtme.
Sondazh
Poll
