Hapësire reklamuese

Politikë

Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër KQV me mjetet e policisë dhe ushtrisë, vetëm pak orë nga procesi i votimit

Shkruar nga Newsbomb

Sot, një ditë para procesit të votimit ka filluar në të gjithë vendin shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër Komisionet e Qendrave të Votimit. Siç shihet dhe nga një KQV në Tiranë, vijon procesi i shpërndarjes së këtyre materialeve, KQV e cila është vendosur në një palestër në kryeqytet.

Duket se këto janë përgatitjet e fundit përpara se të gjithë qendrat e votimit në Shqipëri të hapin dyert ditën e nesërme. Deri më tani procesi ka qenë i qetë pa incidente.

Materialet zgjedhore

Në KZAZ nr.15 në Laç. Procesi u ndërpre pasi gjatë paradites së sotme, u konstatua një dritare e hapur e objektit nga sekretari i KZAZ dhe pati dyshime se mund të ishin prekur materialet zgjedhore. Por pas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor dhe anëtarët e KZAZ, rezultoi se materialet zgjedhore ishin të rregullta dhe tashmë vijon normalisht shpërndarja e tyre nëpër qendrat e votimit.

I gjithë dokumentacioni i nevojshëm për zgjedhjet e 25 prillit po shpërndahen me mjetet e ushtrisë dhe policisë. Materialet e nevojshme për çdo Qendër Votimi po shkarkohen në KZAZ-të përkatëse dhe do të shpërndahen më pas në çdo qendër votimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese