Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Shemsi Prençi NUK NJEH garën e primareve në KAMËZ, denoncon parregullsitë: SOCIALISTËT po votojnë me emrin në listë, demokratëve iu shkruhet me dorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi deklaron se nuk do të njohë garën e primareve për Kamzën, për shkak të parregullsive me listat e votuesve.

Prençi thotë se në votime janë duke marrë pjesë socialistë, të cilët e kanë emrin në listën e miratuar nga kryesia e PD, ndërsa demokratët detyrohen të votojnë duke shënuar emrin me laps e letër.

Prençi garon në primaret për Bashkinë e Kamzës përballë Asllan Dogjanit dhe Arjan Hoxhës. Ai kërkon ripërsëritjen e procesit të votimit, pasi të korrigjohen parregullsitë.

Deklarata e plotë e Prençit:

Të nderuar demokrat të bashkisë Kamez-Paskuqan !

Me keqardhje ju njoftoj se po konstatojmë se në listat zgjedhore të Primareve ka më shumë anëtar dhe drejtues të strukturave të Partisë Socialiste se anëtar dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike.

Mbi 50%  e antarsisë së Partisë Demokratike nuk kanë emrin në listat e votimit.

Madje rezulton se nuk kanë emrin në listat e votimit as Kryetari i Forumit Rinor te PD, Z. Françesko Muça dhe N/ Kryetari e anëtarët e Kryesisë dhe drejtuesit e Grupseksioneve e seksioneve të PD.

Gjithashtu në listat e votuesve përsëriten emrat e votuesve nga 2,3, 4 herë një person e që nuk ka lidhje fare me Partinë Demokratike.

Një situatë të tillë e kemi konstatuar në grup duke mbikqyrur procesin së bashku me dy kandidatet e tjerë Zotërinjt: Arjan Hoxha dhe Asllan Dogjani, si dhe Kryetari i PD Kamez Arben Muja e Sekretari Gjovalin Pali.

Në këto kushte anarkie dhe për të mos u bërë pjesë e kësaj katraure zgjedhore, vendosi dhe  bëj publike:

Mos njohjen e këtij procesi zgjedhor!

Gjithashtu i kërkoj Partisë Demokratike të Shqipërisë , përseritjen  e Procesit të Primareve, duke respektuar Statutin e PD dhe udhëzimet e saj në lidhje me Primaret i bindur se vetëm kështu do realizojme një proces të Primareve në Partinë Demokratike, duke konsoliduar antarsinë dhe duke shpallura listat 5 ditë para votimit.

Lista e votuesve me Demokratet jashtë liste ka mberritur në PD Kamëz vetëm sot me dt. 04 Dhjetor 2022 në ora 07:00.

Duke dëgjuar protestën e anëtarëve dhe drejtuesve te strukturave në 19 Grupseksionet e Partisë Demokratike Dega Kamëz jam i bindur në mos njohjen e këtij procesi denigrues për Demokratët e bashkisë Kamëz.

 Kauza e Demokratëve bashkia Kamëz, nuk është nxjerrja e një kandidati, por forcimi dhe bashkimi për tu përballur denjësisht me regjimjn Rama-Rilindja me dt. 14 Maj 2023 dhe për ti kthyer bastionin Demokratëve e Bashkinë Kamëz qytetarëve.

Mirnjohje dhe respekte për demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë.

LEXO EDHE: Këta janë 7 kandidatët e tërhequr nga primaret, dorëhiqet kreu i PD në Kuçovë: Bashkinë ia falën Partisë së Lirisë

Postimi i Shemsi Prençit
Postimi i Shemsi Prençit

Më shumë


spot_img









spot_img