Hapësire reklamuese

Politikë

Rikuperoi 15 nga 77 vota që i duhej për deputetin, LSI çon në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për Beratin (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb

LSI ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për qarkun e Beratit pas rrëzimit të kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve miratoi rezultatin zgjedhor të 25 prillit, ku pas rinumërimit të 114 kutive, u rrëzua kërkesa e LSI për shpalljen të pavlefshmërisë së rezultatit në këtë qark.

Nga ana tjetër LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj sipas kësaj force politike, duhen shpallur të pavlefshme. Nga rinumërimi i 114 kutive në KAS pak ditë më parë, LSI arriti të rikuperojë vetëm 15 vota nga 77 që i duheshin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese