Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ka folur për mediat pak minuta nga nisja e procesit të votimit në qarkun e Elbasanit.
I pyetur lidhur me deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se “në Elbasan PS merr 9 mandate”, Bardhi tha se nuk komenton deklaratat e humbësve, dhe se fituesja e vetme është PD me aleatët e saj.
Sekretari i Përgjithshëm i PD fton kundërhshtarët e tij që të caktojnë sa më shpejt numëruesit në KZAZ.
Gazment Bardhi: Ftoj PS të caktojë numëruesit e saj në KZAZ ku jemi aktualisht dhe të jeni të sigurt që sot çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për vete dhe familjen e tyre.
Pyetje: Taulant Balla sot tha se Elbasani do t’i japë PS-së 9 mandate.
Bardhi: Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve, jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falenderimi çdo qytetari elbasanas dhe të gjithë bashkive. Faleminderit që besuat në projektin tonë dhe faleminderit që u bëtë pjesë e ndryshimit.
Pyetje: Do ta pranoni rezultatin e zgjedhjeve cilido qaoftë ai?
Bardhi: Unë sapo bëra thirrje për të nisur sa më parë procesin e numërimit korrekt dhe të qetë. Ftoj PS të caktojë numëruesit dhe të ketë besim te numëruesit e saj. Apeli im i vetëm është të nisim sa më parë numëriminm, t’i ofrojmë Elbasanit një proces sa më të qetë numërimi.
