Hapësire reklamuese

Politikë

Pranohen ankimimet e LSI dhe PD, KAS hap live kutitë me materialet zgjedhore të Beratit: Çfarë pretendohet (PAMJET DIREKT)

Shkruar nga Newsbomb
Pranohen ankimimet e LSI dhe PD, KAS hap live kutitë me materialet

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka marrë vendimin ditën e sotme që të hapen 24 kuti të materialeve zgjedhore sa i përket qarkut të Beratit.

Për hapjen e 24 kutive janë ngritur 6 grupe numërimi.

Ankimim ky i LSI, dhe më pas do të vendoset nëse do të ketë rinumërim apo jo të votave të 25 prillit.

Në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Beratit fituese rezultoi Partia Socialiste e cila siguroi 5 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfundoi pa asnjë mandat në këtë qark.

PD dhe LSI në ankimimet e tyre kanë kërkuar nga KAS që zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Beratit të ripërsëriten, pasi sipas tyre ka pasur parregullësi. LSI ka humbur mandatin në këtë Qark për vetëm 77 vota dhe pretendon se mund ta marrë atë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese