Hapësire reklamuese

Politikë

Zhurma për projektin në Zvërnec, Edi Rama: Pse duhet të mendojmë që shqiptarët dalin kundër shqiptarëve dhe të tjerët na duan të mirën

Shkruar nga Newsbomb
Zhurma për projektin në Zvërnec, Edi Rama: Pse duhet të
Foto ilustruese: Zvërnec, Edi Rama

Në fjalën e mbajtur mëngjesin e kësaj të hëne nga Kryesia e Kuvendit në lidhje me zhurmën e krijuar në lidhje me projektin strategjik që pritet të zhvillohet në Zvërnec, kryeministri Edi Rama theksoi se falë punës së arrirë Shqipëria është bërë pjesë e turizimit global duke forcuar më shumë ekonominë e vendit.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama ceku dhe raportimet e bëra nga mediat greke të cilat kanë shkruar në lidhje me situatën në Vlorë duke e cilësuar atë si një grabitje. Për raportimet e bëra Rama theksoi se nuk duhet harruar se shqiptarët nuk janë kundërt shqiptarëve ashtu siç nuk është as kryeministri kundër popullit të vendit që ai qeveris prej vitesh. Ndërsa shtoi se Greqia nuk ka si të raportojnë të drejtën e vendit tonë.

“Si mund të jem unë njëherë kundër jush e kundër vetes, E si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaja në mbrojtje të Shqipërisë. Gazetata greke janë mbushur sot me kauzën tuaj. Ka diçka që nuk shkon, apo u gjet tradhtari shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri i vendit. Thënë këto e ndjesë nëse jam shumë i drjetpërdrejtë dhe emocionale por kjo është ndjesia ime” tha kryeministri Rama në fjalën e tij.

Më tej, Rama u shpreh se pavarësisht situatës dhe zhurmës së krijuar ai do të vijojë me udhëheqjen e vendit ashtu siç ka bërë prej vitesh duke bërë detyrën e tij falë mbështetjes së marrë nga shqiptarët.

“Kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu is e doni dhe ju. Dhe t’ju udhëheq për ta mbyllur këtë që kemi nisur bashkarisht falë votës suaj, me të cilin ja kemi ngritur vlerën çdo shqiptari kudo që është.

E me të cilën unë dua ta bëj Shqipërinë vendin për tu pasur zili për turizimin e sotëm” shtoi më tej Rama.

Fjala e Edi Ramës: Shqipëria është tani e 12 milionë tursitëve, është Shqipëria që unë  e kam ndarë me ju kohë më parë. Duhet të hy tani në elitën e turizmit global që sjellin konsumatorë të nivelit të lartë që i lënë paratë këtu. Një vend që nuk kas fikë nga një projekti i jashtëzakonshëm për të investuar 3-4 miliardë euro, jo si ndërtues, që ndërtojnë shesin dhe ikin, si ata që kanë ndërtuar pallate në Tiranë e ua kanë lënë pa hipotekë banorëve, por si pronarë të terrenit që  e kanë blerë me para të mbikqyrura nga agjensia jonë kundër pastrimit të parave dhe partnerit ndërkombëtare që punojnë me atë agjensi.

 E jo nga Izraeli por nga Katari që nuk besoj se mund të konsiderohet nga ata që i thonë vetes myslimanë por vetëm të tillë nuk janë, sepse bëjnë përditë krimin e ndaluar nga Kurani për të helmuar njerëzit me shpifje.

Si mund të jem unë njëherë kundër jush e kundër vetes, E si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaja në mbrojtje të Shqipërisë. Gazetata greke janë mbushur sot me kauzën tuaj. Ka diçka që nuk shkon, apo u gjet tradhtari shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri i vendit. Thënë këto e ndjesë nëse jam shumë i drjetpërdrejtë dhe emocionale por kjo është ndjesia ime.

Këto janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoje të përulem thellë për nderin e madhe që më keni bërë, e për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt. Kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu is e doni dhe ju. Dhe t’ju udhëheq për ta mbyllur këtë që kemi nisur bashkarisht falë votës suaj, me të cilin ja kemi ngritur vlerën çdo shqiptari kudo që është.

E me të cilën unë dua ta bëj Shqipërinë vendin për t'u pasur zili për turizimin e sotëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese