Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një deklaratë për mediat nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS për rastin e Zvërnecit, pas protestës së fundjavës ku disa banorë u dhunuar nga persona të maskuar dhe Policia bënte sehir.
Kryeministri ndër të tjera gjatë fjalës së tij, u ndal për të kujtuar një premtim që sipas tij e kishte dhënë në fillim kur hyri në zyrën e tij tek kryeministria, ku tha se “zyra është e tij por pushteti i shqiptarëve”.
“Kur kam hyrë në atë zyrë unë kam thënë që zyra ëstë e imja pushteti është i juaji, dhe nuk kam premtuar që sdo bëj gabime por kam premtuar që nuk do ju tradhëtoj kurrë, por tani nuk është vendi për t’u treguar këtë, këtu është vëendi për t’u treguar se si ju kanë manipuluar si ju kanë tërhequr duke shfrytëzuar atdhetarinë dhe dëshirën për të pasur një vend të bukur dhe se si ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua, këtu në këtë rast është në kurth për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh kryeministri.
Teksa më tej zgjodhi ta paralelizojë, atë që e quajti “manipulim” që po u bëhet atyre që janë ngritur për këtë kauzë, me një film për të cilin tha se ka qenë duke menduar gjatë këtyre ditëve, filmi “Walk the dog”.
“Dua ta ndaj me ju kam menduar edhe për një film, një film që na ka identifikuar kur bota na dinte njerëz me bisht, dhe u bëmë të njohur përmës filmit “Walk dhe Dog”, ku fabrikohet një luftë e trilluar e Amerikës me Shqipërinë. Si e fabrikojnë? Përmes mediave, duke përdorur teknika hollivudiane, pamje të pavërtëtëa, si ajo fotoja e mallkuar e shpërnarë gjithandej me telin me gjemba dhe kufirin Shqipëri Izralel.
Krijojnë një krizë të madhe pushtojnë vëmendejen e publikut që përfshihet totalisht në luftë me Shqipërinë, dhe bëhet i gjithi për të shpëtuar një ushtar amerikan që ka mbetur në vijat e luftës, dhe kjo e kthen opinionin të kontrrolluar nga manipulatorët, si po ndodh tani”, u shpreh Rama.



