Hapësire reklamuese

Politikë

"Ça më duhet mua karrigia?!" Edi Rama paralajmëron VENDIMIN E BUJSHËM për Zvërnecin: Nuk mund të rri më në pushtet, kur edhe ata që më dhanë votën janë të zemëruar (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
"Ça më duhet mua karrigia?!" Edi Rama paralajmëron
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një deklaratë për mediat nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, duke paralajmëruar një vendim të bujshëm për rastin e Zvërnecit, pas protestës së fundjavës ku disa banorë u dhunuar nga persona të maskuar dhe Policia bënte sehir.

Që në nisje të fjalës së tij, Edi Ram shënjestroi direkt Policinë e Vlorës, për kupolën e të cilës tha se duhet të kishte reaguar menjëherë, të shpëtonte qytetarin, dhe të arrestonte "kapuçinët" që e morën peng.

"Policia duhet t'i kishte arrestuar aty në vend ata që morën zvarrë protestuesin. Ju mirëkuptoj dhe mabse duke pasur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë edhe më keq se ju, po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe shteti po ua falë të huajve.

Madje kam vënë re se është përhapur gjithandej me shumë helm se shteti po ia fal atë tokë Izraelit që të sjell ca palestinezë; ose po të më thoshin se po vijnë ca rusë për të ndërtuar pallate; po të më thoshin se ajo ishte zonë e mbrojtur dhe në vend të flamingove dhe breshkave të ujit, aty do pastrohen para të mafias ndërkombëtare", u shpreh Edi Rama.

Kryeministri tha se e kuptonte shumë mirë zemëratën, edhe të socialistëve që e kanë votuar qeverinë dhe ekipin e tij, por nuk mund të qëndronte në pushtet pa investime të huaja dhe një Shqipëri që mbetet në vendnumëro.

"Unë e kuptoj shumë mirë të tërë këtë dhe e kuptoj shumë mirë dhe zemërimin tuaj, kam dy ditë që e pyes veten, dhe po flas shumë hapur: a duhet të ua tregojë unë një nga një anën tjetër të kësaj medalje, me probabilitetin shumë të lartë që ju do vazhdoni të mos besoni dhe të më bëni mua të shitur te oligarkët.

Apo mos vallë duhet të them më falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet, dhe ju të qetësoheni dhe të shijoni fitoren e një kauze, që e parë nga ana juaj e medaljes është vërtetë fisnike. Dhe të mendoni se e mbrojtët Shqipërinë nga një e keqe e madhe, kurse unë të vazhdoj të rri në karrige, të shtyjë kohën e pushtetit, me shijen e hidhur të humbjes së një vlere për Shqipërinë, për ju, fëmijët tuaj, që do jenë përfituesit e këtij investimi.

Po përse duhet ta bëjë unë këtë?! Për pushtetin, karrigen apo baltën që e marr në fytyrë mbi të gjallët dhe të vdekurit e shtëpisë time, nga "turillakët" (nuk kuptohet mirë) mediatikë të cilët i kam duruar dhe i duroj sepse këtë mision e mbaj përsipër sepse më keni besuar votën, të cilët edhe juve i jeni bashkuar zemëratës dhe më tregoni me gisht?!

Ca më duhet mua karrigia, pushteti, nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite. Të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë nbjë vend që të mos ketë zili askënd?! Për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia, që të qetësoheni ju, dhe pastaj nesër të vazhdoni jetën normalisht dhe pasnesër në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm të bëhet copëtimi i radhës?! Golemi i radhës?!

Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global; dhe të rri këtu në karrige e pushtet dhe të bëj sikur udhëheq një vend që trembet nga sfidat?!", u shpreh kryeministri Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese