Hapësire reklamuese

Politikë

"E mendova të ikja në katund, por u tërhoqa", Edi Rama bën DEKLARATËN E PAPRITUR: I keni parë mediat greke apo jo!

Shkruar nga Newsbomb
"E mendova të ikja në katund, por u tërhoqa", Edi Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka menduar të largohej nga pushteti dhe të jepte dorëheqjen, pas zemërimit të madh për ngjarjet në Zvërnec, por ka vendosur të tërhiqet nga kjo ide sepse ai do që ta shndërrojë Shqipërinë në destinacionin kryesor turistik të Mesdheut.

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një deklaratë për mediat nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, duke paralajmëruar një vendim të bujshëm për rastin e Zvërnecit, pas protestës së fundjavës ku disa banorë u dhunuar nga persona të maskuar dhe Policia bënte sehir.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Baltën që e marr në fytyrë dhe e marr mbi të gjallë e të vdekur të familjes sime prej vitesh, që I duroj pikërisht për misionin që kam marrë përsipër. Ca më duhet mua karrigia, pushteti nëse unë heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite, duke nisur nga shqipëria e 2 milionë turistëve ku edhe paraardhësi im numërohej si turist sa herë hynte e dilte nga vendi.

Të heq dorë nga ambicia për ta bërë shqipërinë një vend që ta ketë zili gjithkush. Pasnesër e në vend të atij investimi I jashtëzakonshëm të bëhet Golemi I radhës se ju do rroni më shumë se unë dhe do shihni se aftësia dhe kurajua për ta kthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme.

Të heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të rri në pushtet duke bërë se udhëheq një vend që trembet nga sfidat e investimit të kësaj lige, që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet. Nuk është më shqipëria që nuk afrohet asnjë investitor. Është shqipëria e 12 milionë turistëve. Është shqipëria që duhet të hyjë në elitën e turizmit global me investime që sjellin konsumatorë të nivelit të lartë që I lënë paratë këtu. Një vend që nuk ka frikë nga një investim I jashtëzakonshëm prej 4 miliardë euro. Jo si ndërtues që ndërtojnë shesin e ikin, si ata që kanë ndërtuar në tiranë dhe ua kanë lënë banorëve që s’marrin dot as hipotekën.

Si mund të jem unë kundër jush e kundër vetes, dhe si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj me kauzën tuaj. Ka dicka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, shitësi I atdheut I korruptuari, dhe ai është kryeministri juaj?

Thënë këto dhe ndjesë nëse jam I drejtpërdrejtë dhe mbase edhe emocional, kjo është ndjesia se këto janë ditë të habitshme dhe më kanë bërë të mendoj që t'ju perulem thellë për nderin e madh që më keni bërë dhe tju kërkoj ndjesë për të ikur në katund dhe t'ju lë Shqipërinë që po mbroni nga të huaj. Por zgjodha të bëj atë që bëj gjithmonë që tju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e duam të gjithë. Dhe ti ngremë vlerën Shqipërisë, dhe flamurit dhe ta bëjmë destinacionin për tu pasur zili. Dhe ky project është pjesë e kësaj strategjie.

Zgjodha tju tregoj anën tjetër të medaljes dhe me rrezikun të mos besoni dhe kur unë kam hyrë në atë zyrë kam thënë që zyra është imja, pushteti është juaji. Nuk kam premtuar që s'do bëjmë gabime., por kam premtuar që nuk do t'ju tradhtoj kurrë., nuk është vendi që tju shpjegoj arsyet, por dua tju tregoj si ju kanë manipuluar dhe sesi ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që I ngrihet kësaj partied he mua personalisht që prej ditës së parë që këtu në këtë rast është kurth për të ardhmen e Shqipërisë.

Kam menduar edhe për një film, një film kur bota na mendonte si njerëz me bisht, në vitet e demokracisë. Na dinin njerëz me bisht dhe u bëmë të njohur ne përmes filmit War the dog. Rekrutohet një producent dhe bashkë me regjizorin fabrikojnë një luftë mes Amerikës dhe Shqipërisë, përmes mediave duke përdorur pamje të rreme lajmesh si ajo fotografia e shpërndarë gjithandej me atë sinjalistikën këtu është kufiri mes Izraelit dhe Shqipërisë, këngë patriotike, heronj të sajuar dhe ngjarje të organizuara me shumë kujdes. Dhe zhvendoset vëmendja e publikut që përfshihet në luftë me Shqipërinë dhe bëhet I gjithi I bashkuar për të shpëtuar një ushtar amerikan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese