Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet në Himarë më 4 gusht, Berisha: Me urdhër të Ramës, KQZ dhe Presidenti i morën mandatin Belerit

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Himarë më 4 gusht, Berisha: Me urdhër të
Ish-kryeministri Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me vendimin e KQZ për t’i hequr mandatin e kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Belerit.

Berisha përpara mbështetësve ka deklaruar se me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mohuar kështu të drejtën e ankesës në gjykatë.

Në fund të fjalës, kreu i PD ka bërë sërish thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e 11 korrikut.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Miqtë e mi, sot diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nxori fytyrën dhe shëmtinë e vet më të madhe. Brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë. Të drejtën e ankesës në KAS.

Imagjinoni këtë bir xhelati, nëse do ishin ligjet e vjetra, ky nuk do i linte njerëzit të bënin apel, por do i pushkatonte me vendimin e parë. Ky është shteti i karnavalit. Këtë shtet duhet ta përmbysim një ditë e më parë. Një minutë e më parë! 11 korriku është dita e fuqisë tonë. Është dita e mosbindjes sonë civile. Është dita që hap dyert për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme fitoren e opozitës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese