Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

“Po sillesh si vartës i rëndomtë i Ramës”, Gaz Bardhi shpërthen ndaj Begajt: Shkele ligjin duke dekretuar zgjedhjet në Himarë

Shkruar nga Newsbomb
“Po sillesh si vartës i rëndomtë i Ramës”, Gaz
Begaj dhe Bardhi

Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit Begaj për të dekretuar datën 4 gusht për zhvillimin e zgjedhjeve në Himarë.

Përmes një reagimi, Bardhi thotë se vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit. Ai nuk ka kursyer me akuza as Presidentin Begaj, duke e konsideruar një turp dhe shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit.

Bardhi thotë se Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës.

“Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës,” shkruan Bardhi.

Pak më herët, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shpallur datën e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës. Pas konfirmimit të pavlefshmërisë së kryebashkiakut të zgjedhur por të pabetuar Fredi Beleri, është vendosur që data për zgjedhjet e reja të jetë 4 Gushti.

Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese