Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Fobia e Edi Ramës nga Fredi Beleri”, OMONIA: Vendimi i KQZ pa asnjë bazë ligjore! Dekreti i Presidentit, antikushtetues!

Shkruar nga Newsbomb
“Fobia e Edi Ramës nga Fredi Beleri”, OMONIA: Vendimi i KQZ pa
Fredi Beleri/ OMONIA

Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia ka reaguar pas vendimit të KQZ siotën e sotme për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri si dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja nga Presidenti Bajram Begaj.

“Fobia e Edi Ramës nga Fredi Beleri”, kështu e ka nisur reagimin Omonia duke shtuar se KQZ mori kompetencat që Rama kishte frikë t’i ushtronte vetë.

Omonia e cilëson vendimin e Komisionerit të paprecedentë, pa asnjë bazë ligjore si dhe nuk është i ekzekutueshëm. Ndërsa vendimin e Bajram begajt e quan “antikushtetues”.

Reagimi i plotë:

Fobia e Edi Ramës nga Fredi Beleri.

Teatri i radhës, por me aktorë të tjerë, provoi edhe një herë se partia-shtet ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjithë institucionet dhe çdo dëshirë e Edi Ramës duhet të realizohet. Në një seancë urgjente, jashtë periudhës zgjedhore, me vendim të paracaktuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mori kompetencat që kishte frikë Edi Rama t`i ushtronte vetë.

Për 14 muaj, frika që Edi Rama kishte nga Fredi Beleri mbajti peng mandatin e Kryetarit të Zgjedhur me votë nga Himara. Për 14 muaj Himara u qeveris nga një kryetar i pavotuar, dhe nga vartës të tij, duke emëruar kryetarë bashkie, nënkryetar pas nëkryetari. Tani që edhe nënkryetari i fundit po bie në duart e SPAK, Edi Rama kërkon të bëjë zgjedhje.

Për 14 muaj Edi Rama mbajti në burg Fredi Belerin nuk e lejoi të betohej, të merrte mandatin sepse ligji nuk e parashikonte. Tani që dënimi i porositur nga Edi Rama është drejt fundit, duhen bërë zgjedhje sa është Fredi Beleri në burg, dhe mund t`i jepet leje që t`i heqin mandatin që nuk ia dhanë.

Komisioneri me një vendim, ku vetë pyet e vetë përgjigjet, bën ligj, aty ku ligj nuk ka. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mbështet kompetencën e tij në asnjë bazë ligjore, por shprehet vetëm “dua ta bëj dhe po e bëj”. Ligji nr. 138/2015 dhe Vendimi i Kuvendit nr. 17/2016 ka përcaktuar se verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës. Komisioneri i ka verifikuar të dhënat e formularit të dekriminalizimit të Fredi Belerit dhe ka marrë vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 për vlefshmërinë e mandatit të fituar në zgjedhjet e 14 majit për Fredi Belerin. Rrethana dhe fakte të ndodhura pas plotësimit të formularit të vetdeklarimit nuk janë kompetencë e KQZ, por e organeve të tjera kushtetuese.

Edi Rama, duhet ta linte të betohej Fredi Belerin, të merrte mandatin, dhe më pas ta shkarkonte, siç Kushtetuta parashikon, neni 115, apo neni 62 i ligjit nr. 139/2015.

Vendimi i Komisionerit, përveçse i paprecedentë, pa asnjë bazë ligjore, nuk është i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi I Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit. Komisioneri nuk referon në asnjë ligj I cili e bën të ekzekutueshëm menjëherë vendimin e tij administrativ.

Dekreti i Presidentit është antikushtetues! Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje afati I ankimit nuk ka filluar akoma!

Në radhën e këshilltarëve të Presidentit është dhe z.Ilir Rusmajli, vallë opinioni i tij është pas kësaj vendimmarrje të nxituar?!

Kur Presidenti shkel ligjet, çfarë shprese mund të kemi se do t`i zbatojë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, apo policia?!

Pse Himara nuk mund të ketë Zgjedhje të lira dhe te ligjshme?!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese