Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Oerd Bylykbashi ndalon efektivin të arrestojë protestuesin, Bardhi thirrje Policisë: Largoni policët pa numër identifikimi, mund t’i kenë dërguar bandat kriminale

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Oerd Bylykbashi ndalon efektivin të arrestojë protestuesin,
Bylykbashi përplaset me efektivët dhe pengon arrestimin

Përplasje të forta janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në protestën e opozitës e cila është përhapur në të gjithë kryeqytetin. Tensione janë krijuar në të gjitha zonat e Tiranës, te “Rruga e Elbasanit”, “Zogu i Zi”, “Sheshi Ëillson” “Pallati me Shigjeta” dhe te “Bashkia”.

Në zonën e “Zogut të Zi”, ka qenë deputeti Oerd Bylykbashi i cili ka ndërhyrë për të penguar arrestimin e një prej protestuesve i cili po akuzohej nga policia për sulm.

Bylykbashi u pa teksa ndalonte dy nga personat (pozicioni i të cilëve nuk dihet, por duken si efektivë të veshur civilë) për të marrë të riun. Bylykbashi u kërkon që të mos prekej njeri në protestë dhe se personi të bënte kallëzim dhe s’kishte nevojë as për arrestim në flagrancë as për shoqërim.

Debati mes palëve:

Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit!

Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë!

Bylykbashi: Ose do merremi ne pastaj!

Polici civil: Merru sa të duash.

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them! Nuk ka nevojë për arrestim, të bëhet kallëzim, vjen vetë...

Ndërkohë, nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje policisë që të largohen të gjithë efektivët të cilët nuk janë të pajisur me numër identifikimi.

“Çdo kush që nuk ka nuëmr identifikimi të largohet. Largo punonjësit që skanë numër identifikimi . Gjysma e punonjësve të policisë nuk janë me numër identifikimi, mund të jenë të dërguar nga bandat kriminale”, tha Bardhi ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese