Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasje të forta te “Rruga e Elbasanit”, demokratët përleshen me efektivët e policisë! Nisin shoqërimet e para në Komisariat

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje të forta te “Rruga e Elbasanit”, demokratët
Pamje nga protesta

Me përplasje të forta ka nisur mosbindja civile e demokratëve. Qindra qytetarë kanë bllokuar akset kryesore të kryeqytetit duke e kthyer Tiranën pasditen e kësaj të marte në një kaos të vërtetë.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili është përplasur verbalisht me zv.drejtorin e Policisë, Sokol Bizhga ku ky i fundit i ka bërë thirrje deputetëve demokratë që të zhbllokojnë akset rrugore. Kjo përplasje ka ndodhur në zonën e njohur të Tiranës si “Rruga e Elbasanit”.

Përplasje të forta te “Rruga e Elbasanit”, demokratët
Flamur Noka duke u perplasur me efektivet

Sakaq, nuk kanë munguar as përplasjet mes protestuesve dhe policisë së Shtetit, ndërkohë këta të fundit kanë nisur dhe shoqërimet e para për në Komisariat.

Burime për mediat raportojnë se kjo situatë paraqitet dhe në nyjet e tjera të kryeqytetit ku demokratët të udhëhequr nga deputetët opozitarë po përplasen me efektivët e Policisë.

Konkretisht në zonat e Tiranës të njohura si “Zogu i Zi” si dhe “Pallati me Shigjeta” .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese