Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Top Story" ku foli për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, fushatën elektorale dhe për kundërshtarët politik.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kreu i qeverisë theksoi se Bashkimi Europian ka vendosur për vitin 2027, duke shtuar se kjo nuk u vendos nga ai dhe as nuk e kishte në dorë.
Rama sqaroi edhe një herë se viti 2027 është parë si afati më i përafërt i mundshëm, pasi Shqipëri ka treguar kapacitet.
"Kur Mali i Zi ka hapur negociatat, ka ndodhur që ka ardhur një komision tjetër i BE, dhe komisioneri e tha këto 5 vite nuk ka anëtarësim. E njëjta ka ndodhur te ne. Por 2027, nuk e kam thënë unë, e thonë ata. E kanë vendosur ata në tavolinë, që duan ta bëjnë shpejt.
Shqipëria ka treguar një kapacitet dhe duan që ta marrin Shqipërinë brenda. Dhe viti 2027, është parë si afati më i përafërt i mundshëm. Unë them si bëhet kjo, nëse ju mendoni se e bën bufi atëherë merreni dhe silleni e shiheni", tha Rama.
