Hapësire reklamuese

Politikë

Erisa Bajaziti u zgjodh nënkryetare e Partisë Demokratike, ambasadori Mal Berisha: Shembull për ata që duan të përfaqësohen në politikë nga gra dinjitoze

Shkruar nga Newsbomb
Erisa Bajaziti u zgjodh nënkryetare e Partisë Demokratike, ambasadori
Mal Berisha dhe Erisa Bajaziti

Ambasadori Mal Berisha ka ndarë një fotografi me këshilltaren Erisa Bajaziti, e cila zyrtarisht dje u zgjodh një nga nënkryetaret e Partisë Demokratike. Ai vlerëson figurën e gruas që u kthye nga diaspora për të kontribuar për Shqipërinë, duke e cilësuar atë një shembull të gruas dinjitoze në politikë.

"Kam pasur rastin dhe nderin të njoh aktivitetin e saj, formimin intelektual, prejardhjen familjare, kontributin e spikatur, si edhe qëndrimet e saj parimore, patriotike dhe të vendosura në mbrojtje të demokracisë dhe të çështjes kombëtare shqiptare, jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, por kudo ku jetojnë shqiptarët.

Nëse sot shqiptarët kërkojnë që në politikë të përfaqësohen nga intelektuale me integritet, nga gra shqiptare dinjitoze, patriote e atdhedashëse, të angazhuara në jetën publike, pa asnjë implikim në dukuritë që sot shqetësojnë shoqërinë shqiptare dhe janë objekt i debatit të përditshëm publik, si edhe me standarde të larta etike, besoj se një shembull të tillë e gjejnë dhe do ta admirojnë pikërisht te emri dhe veprimtaria e kësaj zonjushe të nderuar", shkruan ambasadori Mal Berisha.

Në zgjedhjet e 11 Majit, vitin e kaluar, Erisa Bajaziti kandidoi për deputete nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, në vendlindjen e saj, në Tiranë.

E kthyer nga Belgjika, ku ajo punon si këshilltare pranë Universitetit të Lovenit, ajo tregoi se ju bashkua Partisë Demokratike sepse familja Bajaziti ka pasur një histori të trishtë me komunizmin ndaj lidhja në këtë rast me të djathtën i kishte ardhur natyrshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese