Hapësire reklamuese

Politikë

“Tre reflektime rreth protestës”, deputetja socialiste: Po të kishim mundësinë t’i bënim të gjitha menjëherë, për çfarë do të qeverisnim?

Shkruar nga Newsbomb
“Tre reflektime rreth protestës”, deputetja socialiste: Po
Deputetja e Partisë Socialiste Aulona Bylykbashi

Deputetja e Partisë Socialiste Aulona Bylykbashi e ftuar në A2CNN, u shprej se protesta ka pasur disa shqetësime reale, sidomos për mjedisin dhe transparencën.

Kryeministri Rama ka deklaruar se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka përmbushur misionin e tij, dhe do të hartohet një ligj i ri në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Po ashtu, ligji për zonat e mbrojtura do të rishikohet për t’u përafruar me kërkesat e BE-së.

Ajo shtoi se është se zëri i qytetarëve do të dëgjohet, edhe pse ende ka grupime që vazhdojnë protestën për interesat e tyre. Qeveria thotë se ka reflektuar mbi kërkesat e artikuluara dhe sjell si shembull programin “Rilindja 20”, i cili synon përmirësimin e cilësisë së jetës, mjedisit dhe shërbimeve.

Temat që qytetarët kanë ngritur janë pensionet, mundësitë për të rinjtë, shëndetësia, arsimi dhe siguria. Sipas Partisë Socialiste, këto tema kanë qenë gjithmonë në vëmendje dhe janë bërë reforma të rëndësishme në 13 vitet e fundit, si rritja e pensioneve, përmirësimi i shëndetësisë dhe arsimit.

Bylykbashi tha se nëse gjithçka do të ishte perfekte, Shqipëria do të ishte tashmë anëtare e Bashkimit Europian, por procesi i qeverisjes është i pandalshëm dhe i hapur për reflektim ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

Tre reflektimet kryesore të protestës lidhen me shqetësime reale. Protesta nisi si një kërkesë për ruajtjen e mjedisit dhe për rritjen e transparencës. Kryeministri Rama, jo më larg se para dy ditësh nga Brukseli, ka deklaruar se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka përmbushur misionin e tij, dhe do të hartohet një ligj i ri, i përputhshëm me standardet e Bashkimit Europian. Po ashtu, ligji për zonat e mbrojtura do të rishikohet për t’u përafruar me kërkesat e BE-së.

Zëri i qytetarëve do të dëgjohet. Ende jemi duke pritur që të përfundojë plotësisht pjesa e protestës që vazhdon në shesh, e organizuar nga grupime me interesat e tyre. Sigurisht, do të gjejmë mekanizma për të folur me qytetarët dhe për të marrë shqetësimet e tyre. Ato që janë artikuluar, ne i kemi reflektuar. Programi “Rilindja 20” sjell një sërë investimesh që përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës, mjedisin dhe shërbimet, duke adresuar kërkesa të ngritura nga qytetarët.

Temat e rëndësishme që kanë ngritur qytetarët janë pensionet, mundësitë për të rinjtë, shëndetësia, arsimi dhe siguria. Janë tema të prekshme, të rëndësishme, që nuk kanë pritur protestën për të marrë vëmendjen e qeverisë. Në këto 13 vite janë bërë reforma që kanë ndryshuar shëndetësinë, arsimin dhe rritjen e pensioneve.

Sigurisht që ka ende për të bërë. Ne nuk e kemi mbyllur derën, jemi duke punuar vazhdimisht dhe çdo mandat ka dhënë vëmendje një elementi të caktuar. Pas përfundimit të infrastrukturës dhe rritjes së pagave të mjekëve, do të shikohen edhe elementë të tjerë që kanë nevojë për vëmendje në shëndetësi dhe arsim.

Po të kishim mundësinë t’i bënim të gjitha menjëherë, për çfarë do të qeverisnim? Nëse çdo gjë do të ishte perfekte, sot do të ishim anëtarë të Bashkimit Europian. Qeverisja është një proces i vazhdueshëm, ku reflektohen dhe adresohen të gjitha shqetësimet.”, tha Bylukbashi.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese