Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosja e Thimjo Rubatit në Sarandë, policia jep detaje zyrtare: 50-vjeçari u qëllua nga dy persona me breshëri armësh pranë biznesit të tij

Shkruar nga Newsbomb
Plagosja e Thimjo Rubatit në Sarandë, policia jep detaje zyrtare:
Thimjo Rubati dhe vendngjarja e krimit

Policia e Sarandës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar, ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Thimjo Rubati, një emër i njohur për forcat e rendit.

Sipas policisë, ndaj 50-vjeçarit është qëlluar me breshëri armësh pranë biznesit të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sa i përket autorëve, dyshohet se kanë qenë dy persona të pajisur me skafandra, të cilët janë larguar nga vendngjarja me një motor.

Ndërkohë, mediat raportojnë se Rubati ka marrë tre plumba, në kofshë, në bark dhe në anën e djathtë të gjoksit. Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, ai u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Sarandë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, në Sarandë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri para biznesit të tij, shtetasi Th. R., 50 vjeç. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me skafandra, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese