Hapësire reklamuese

Aktualitet

I riu shqiptar arrestohet në Itali, policia gjen drogë me vlerën 50 mijë € të fshehur në frigorifer

Shkruar nga Newsbomb
I riu shqiptar arrestohet në Itali, policia gjen drogë me vlerën
 

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas një operacioni antidrogë. Hetimet e nisura në kuadër të goditjes së trafikut të drogës mes të rinjve çuan në zbulimin e 3 kilogramë drogë dhe një shume parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

19-vjçariu ndalua pranë një qendre tregtare në Savona ku fillimisht deklaroi se përdorte banesën e familjes, por nga kontrollet u zbulua se ai kishte edhe një apartament të dytë.

Gjatë kontrollit gjithashtu u sekuestruan edhe 1.03 kilogramë hashash, 2.145 kilogram marijuanë dhe 280 gramë kokainë. Sipas autoriteteve sasia e sekuestruar llogaritet me vlerën e 50 mijë eurove.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në ambiente të ndryshme të banesës si në magazine, kuzhinë, tek enët e gatimit, dollapë dhe frigoriferë.

I riu shqiptar u arrestua nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre dhe u dërgua në burgun e Marassit në Genoa, ku pritet të përgjigjet para drejtësisë italiane.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese