Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitet dyqani i pagesave në Durrës, autori kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga arka, Policia i vihet pas

Shkruar nga Newsbomb

Grabitet dyqani i pagesave në Durrës, autori kërcënon

Një dyqan i shërbimeve celulare dhe pagesave është grabitur pasditen e kësaj të premte në qytetin bregdetar të Durrësit. Autori, një i ri, është futur brenda dyqanit dhe pasi ka kërcënuar punonjësen, ka grabitur të gjitha paratë që ndodheshin në arkë.

Burime paraprake bëjnë me dije se ai nuk rezulton të ketë përdorur armë apo ndonjë send tjetër, por ka marrë paratë nga dyqani dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë së Durrësit janë njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po mbledhin dëshmi, për të identifikuar dhe ndaluar autorin e grabitjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të riut, që pas kërcënimit ndaj punonjëses së pikës së pagesave dhe shërbimeve celulare, i ka marrë xhiron ditore dhe është larguar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese