Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gomonia me emigrantë të paligjshëm rrezikoj mbytjen në brigjet e Vlorës, Policia Kufitare shpëton 11 persona

Shkruar nga Newsbomb
Gomonia me emigrantë të paligjshëm rrezikoj mbytjen në
Foto ilustruese

Një operacion shpëtimi është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet e Vlorës, ku janë shpëtuar 11 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në një gomone në mes të detit.

Policia Kufitare mori njoftim se një mjet i vogël lundrues me 11 persona në bord ndodhej në vështirësi rreth tetë milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Menjëherë pas sinjalizimit, drejt zonës u nisën shërbimet e Policisë Kufitare me dy mjete lundruese tip gomone. Pas lokalizimit të mjetit, efektivët bënë të mundur shpëtimin e të gjithë personave që ndodheshin në bord.

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët janë shtetas të pesë vendeve të ndryshme të Afrikës dhe Azisë: pesë nga Bangladeshi, tre nga Pakistani, një nga Afganistani, një nga Haiti dhe një nga Liberia.

Të gjithë janë transportuar në tokë dhe ndodhen aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku po kryhen procedurat përkatëse.

Deri më tani nuk dihet destinacioni i tyre, ndërsa mbetet e paqartë nëse synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese