Ilustrim: Santiago Malko dhe Ilir Selmani
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko.
Çështja ndaj Selmanit ishte kthyer më herët për rigjykim në Apelin e GJKKO-së, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, e cila urdhëroi rishqyrtimin e procesit. Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes, Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin e dhënë më parë.
Gjatë seancës së zhvilluar këtë të premte, Ilir Selmani nuk ishte i pranishëm fizikisht.
Pas këtij vendimi të formës së prerë, pritet që Selmani të transferohet nga masa e sigurisë "arrest në shtëpi" ku ndodhet aktualisht, në një burg sigurie të lartë.
Sondazh
Poll
